Hi Fi

Fjala Hi Fi sot përfshin një gamë të gjerë produktesh dhe zgjidhjesh që lidhet ngushtë me muzikën dhe të apasionuarit e saj. Pamvarësisht evolimit të teknologjisë, ajo (fjala) nuk është larg origjines se saj fillestare, e cila nënkuptonte një sistem produktesh (amplifikator, bokse, cd etj) të cilat së bashku integroheshin për të dhënë një rezultat të kënaqshëm te dëgjuesi. Sot nuk mund të quhet dikush muzikëdashës dhe i apasionuar pas muzikes pa patur një sistem Hi Fi ose më konkretisht pa patur një amplifikator, nje sistem me CD / Vinil ose Dac në shtëpinë e vet!  Qëllimi ynë në këtë sektor është që cdo muzikdashës të rigjejë veten dhe cdo amator dhe i apasionuar pas muzikes, të fillojë hapat e para drejt fushës se pafund të saj!

[expand title=”Lexo me shume”]


Ky sektor fillon me kategorine e Amplifikatoreve te cilet jane zemra dhe truri i cdo sistemi audio. Me baze nje amplifikator, dikush mund te ndertoje gradualisht nje sistem te tere audioje. Perzgjedhja e nje amplifikatori eshte paresore per cilesine dhe opsionet e sistemit te ardhshem. Ampflifikatoret qe ne propozojme jane kryesisht te markes prestigjioze YAMAHA te cilet jane ekspertet boterore ne kete fushe por edhe te markave te tjera.

Kategoria e Media Players perfaqeson sisteme zeri dhe videoje per te luajtur nje kenge ose per te pare nje video nga pajisje te ndryshme si Blue Ray, CD, USB etj por se fundmi, edhe nepermjet rrjeteve te vecanta muzikore dhe video nga interneti.

Ne kategorine Radio  ju do te gjeni pajisje Radio ne stilin retro per te apasionuarit e valeve FM /AM por edhe per nostalgjiket e radios qe do te donin te zbukuronin nje pjese te ambjentit te tyre me keto pajisje te viteve ’40 – 60′.

Ne kategorine Sisteme  Hi Fi, jane sistemet hi fi me kuptimin e plote te fjales, te perbera nga Bokse, CD player, amplifikator te integruar, Radio etj. Sugjerohen per ata qe duan te degjojne Muziken me cilesi por nuk duan te kene nje amplifikator te vecante dhe nje bugjet te madh te rezervuar per kete gje.

Ne kategorine Retro Hi Fi ka nje game te gjere sistemesh hi fi me pamje retro te viteve 40′, 50′ dhe 60′ te markes britanike GPO Retro te cilat ofrojne zgjidhje moderne per te degjuar muzike. Keshtu, pervec opsionit per te degjuar vinilet tuaja te vjetra ose CDn ose kaseten, kane edhe opsione Radio, USB dhe Bluetooth.

Ne kategorine Telefona Retro eshte paraqitur nje game e gjere telefonash per te dashuruarit pas stilit Retro! Por pervec bukurise, jane edhe plotesisht funksionale!

[/expand]