Home Cinema

Sound Gallery është Show Room i Parë në Shqipëri dedikuar sistemeve Home Cinema dhe Home Audio. Duke përfaqësuar brandet më të njohura në botë në fushën e audios dhe Home Cinema dhe me një ekip të dedikuar me eksperiencë shumëvjecare në fushën e audios dhe instalimeve, ne garantojmë që me Sistemin tonë Home Cinema ju do të përjetoni “Ndjesinë e Vertetë të Kinemasë në Shtëpinë Tuaj!”

[expand title=”Lexo me shume”]


Me progresin e teknologjisë audio dhe mundësinë që i jepet secilit për të blerë teknologjinë e fundit me një cmim të arsyeshëm, Home Cinema nuk është tashmë një dëshirë e parealizuar. Secili mund të blejë një sistem Home Cinema ose një Soundbar Virtual Surround dhe të perjetojë një ndjesi të vërtetë kinemaje në shtëpinë e vet!

Sistemet Home Cinema kanë evoluar nga sistemet standarte 5.1 (para disa vjetësh) në sisteme 7.1 dhe 9.1 sot. Secili, sipas shijeve dhe potencialit të tij financiar, mund të zgjedhë më të mirën e mundshme. Por tashmë edhe sistemet standarte 5.1 kanalshe, të cilat përbëhen nga një total 5 boksesh (1 boks qendror, 2 bokse anësore majtas – djathtas dhe 2 bokse mbrapa) me teknologjinë e avancuar Dolby Atmos dhe DTSX, krijojnë një ndjesi reale kinemaje në sallonin tuaj!

Me sistemet home cinema 7.1 kanalshe e lart,  ju mund të ktheni ambjentin tuaj, qoftë ky një sallon apo dhomë e dedikuar për home cinema, në një kinema të vërtetë!   

Bokset më të përshtatshme për ambjentet tuaja ju mund t’i gjeni sipas kategorive të tyre në rubrikën Home Cinema dhe Speakers.    

Zemra e cdo sistemi Home Cinema është Amplifikatori (AV Receiver). Amplifikatori përpunon zërin dhe videon për të dhënë një cilesi sa më të mirë audio dhe video. Sot amplifikatoret modern ofrojnë edhe një gamë të gjerë shërbimesh dhe zgjidhjesh të cilat disa vite më parë nuk imagjinoheshin!  Sound Gallery ofron ekskluzivisht amplifikatorët cilësore Yamaha dhe Harman Kardon të cilët plotesojnë dëshirat e cdo të apasionuari me muzikën dhe filmin.  

Gjithashtu, si one-stop-shop për Home Cinema, ne ofrojmë një gamë të gjerë projektoresh të markës prestigjoze Optoma, copa projektimi dhe cdo gjë tjetër që nevojitet për të instaluar “Kinemanë në Shtepinë Tuaj”!

Kërkoni të instaloni një Home Cinema? Doni një këshillë mbi opsionet audio që mund të ofrojmë për ambjentet tuaja? Na shkruani në shop@soundgallery.al , na telefononi ne Nr: +355 42 23 0000 ose na vizitoni në Show Room-in tonë ne Sheshin Willson!

Ne jemi të gatshëm të sugjerojmë mbi cdo projekt dhe opsion që ju dëshironi![/expand]