SISTEME HOME CINEMA

Ne kete kategori ju prezantojmne sisteme te ndryshme Home Cinema duke filluar nga ato me bazike dhe duke perfunduar ne ato me te avancuarat. Sikurse eshte shpjeguar me edhe lart, nje Home Cinema eshte ne fakt kombinim i disa produkteve te ndryshme si amplifikator, bokse te ndryshme, blue ray etj.  Ne, me poshte kemi propozuar sisteme te ndryshme duke u bazuar gjithmone ne prezencen e nje amplifikatori i cili eshte paresor per te ndertuar nje Home Cinema serioze. Ne kombinimet e meposhtme nuk jane perfshire kablla ose aksesore te tjere si psh Blu Ray, media player etj. Gjithashtu, secili mund te kombinoje produktet sipas shijeve te veta, dizajnit, markes, potencialit qe i ofron hapesira e vet dhe sigurisht bugjetit qe ka parasysh.

Duke qene se pergatitja per nje Home Cinema fillon para instalimeve elektrike, Ekspertet tane duhet te komunikohen qe ne kete faze punimesh ne menyre qe te ofrojne zgjidhjen sa me optimale per sistemin.

Me poshte do te gjeni ndarjen e Sistemeve Home Cinema ne 4 kategori kryesore:

Sisteme 3 dhe 3.1

Sistemet 3 dhe 3.1 kanalshe jane sisteme qe perbehen nga nje amplifikator dhe 3 bokse: boksi qendror dhe dy bokse anesore. Nese sistemit i shtojme dhe nje subwoffer do te kemi nje sistem 3.1.

Keto sisteme aktualisht jane sisteme HI FI qe nuk perbejne ende nje Home Cinema te mirefillte. Por dikush mund te filloje nga nje sistem te tille nese ka prioritet me shume muziken sesa kinemane. Ne vazhdimesi, mund te shtoje edhe dy bokse te tjera per te plotesuar nje sistem 5.1 Home Cinema (nese amplifikatori eshte 5.1).


Sisteme 5.1

Sistemet 5.1 kanalshe jane sistemet standard Home Cinema! Ato perbehen nga 5 bokse ne total: 1 boks qendror, dy te larta (floorstanding) dhe dy bokse te vogla (bookshelf) mbrapa. Amlifikatori ne kete rast duhet te jete minimumi 5.1 kanalsh ne menyre qe te suportoje te gjitha bokset. Ne kete kategori, ne propozojme kombinime te ndryshme ne varesi te stilit, shijes dhe bugjetit qe mund te kete secili. Per te ndertuar nje sistem 5.1 e lart (7.1 ose 9.1) duhet patur parasysh qe instalimet te jene parashikuar me perpara per arsye te linjave qe duhen per bokset mbrapa ose majtas/djathtas.


Sisteme7.1

Sistemet 7.1 jane nje hap me lart se sistemet standarte 5.1! Ne kete rast, pervec se shtohen dy bokse ne te majte dhe ne te djathte te degjuesit, amplifikatori duhet te jete me i fuqishem qe te suportoje 7.1 kanale. Me nje sistem 7.1 degjuesi ka nje sistem vertet mjaft cilesor dhe nje ndjesi reale Home Cinema!  Ne kete rast, duhet patur parasysh linjat dhe kabllimet e bokseve qe ta parashikohen paraprakisht ne menyre qe sistemi te performoje sa me mire dhe pershtatja e tij ne ambjent te jete sa me e kendshme. Kur planet parapergatiten, sistemet 7.1 mund te pershtaten shume mire ambjenteve te Sallonit pavaresisht 7 bokseve! Ne varesi te shijeve te klientit, ne jo vetem ofrojme bokse me ngjyra dhe dizajn te ndrysheme, por edhe bokse te integruara ne mur ose gips te cilat nuk ndikojne ne pamjen vizuale te ampjentit.


Sisteme 9.1    

Sistemet 9 kanalshe e lart (9.1, 9.1.2, 9.2.2, 11.2.2 etj) jane sisteme qe u shtohen bokse tavanore ose bokse mbrapa / majtas ose djathtas, ne menyre qe degjuesi te kete nje audio cilesore 360%! Gjithashtu, bokset shtohen edhe ne varesi te madhesise se ambjentit: Nje ambjent me i madh do kerkoje me shume bokse sesa nje ambjent me i vogel. Keto sisteme kerkojne dhe amplifikatore me te fuqishem dhe me cilesore! Me nje sistem 9 kanalsh e lart, secili mund te perjetoje nje ndjesi shume here me te mire sesa ne nje salle normale kinemaje fale teknologjise DOLBY ATMOS! Zakonisht keto sisteme sugjerohen per dhoma te posacme Home Cinema dhe kerkojne  nje pergatitje paraprake me Arkitektin ose Planet Arkitekturore te Shtepise!