Kufje

Kufjet sot janë bërë pjesë e pandarë e secilit. Jo vetëm ata që kanë pasion për muzikë, por kushdo që disponon sot një celular ka nevojë për një palë kufje cilësore: kufje për të dëgjuar një telefonatë, një këngë, një program, një ndeshje, kufje për vrap, për plazh, për palestër, për cinema etj. Për këtë arsye, ne i kemi dhënë një rëndesi të vecantë sektorit të kufjeve duke ofruar një shumellojshmëri zgjidhjesh që vetëm në SoundGallery mund ta gjeni.

[expand title=”Lexo me shume”]

Në sektorin e kufjeve ju mund të gjeni një gamë të gjerë kufjesh të markave më të njohura në bote si JBL, AKG, Yamaha, Bang&Olufsen, Klipsch etj. Gjithashtu ju mund të gjeni kufje të një kostoje të ulët për aktivitete të përditshme por edhe kufje cilësore për të apasionuarit dhe për ata që vendosin cilesinë mbi cdo gjë.

Sikurse edhe produktet e tjera, kufjet sot kanë evoluar dhe ofrojnë teknologjinë e fundit të ndërlidhjes dhe të shijimit të muzikës. Kufjet me Bluetooth janë bërë standart për shumicen e klienteve të cilet duan të ndihen të lirë nga cdo kabëll dhe fishë! Nga ana tjetër, edhe kufjet me fishë kanë evoluar dhe përvecse ofrojnë një kosto më të lirë se kufjet me Bluetooth ofrojnë një cilësi maksimale zëri dhe ngelen të preferuarat për ata që kërkojnë të shijojnë cilësinë mbi të gjitha!

Nga ana e vendosjes në vesh kufjet ndahen në disa kategori kryesore të cilat janë: kufjet në vesh (in ear) të cilat nuk kanë nevojë të mbahen në kokë, kufjet mbi vesh (on ear) të cilat mbulojnë veshin dhe kufje e medha ne koke (over ear) të cilat e mbulojnë plotësisht veshin dhe kanë një izolim total të zhurmës. Sigurisht ka edhe kategori të ndërmjetme sipas nevojave të secilit dhe kufje të teknologjisë së fundit (total wireless) pa fisha dhe pa rreth në kokë.

Për të apasionuarit pas kufjeve dhe cilësisë maksimale, në kategorinë e aksesorëve në ofrojmë gjithashtu edhe amplifikatorë të dedikuar posacërisht për kufje.     [/expand]