Kushtet e Garancisë

Periudha e Garancisë fillon nga data e blerjes dhe përfundon në afatin e shprehur në Fletën e Garancisë. Përpara përdorimit të produktit që keni blerë, lexoni me kujdes manualin/udhëzimet e prodhuesit dhe më pas veproni në përputhje me rregullat e përcaktuara. Ruani paketimin origjinal derisa të siguroheni që pajisja që keni blerë funksionon në rregull.

  • Çfarë mbulon kjo garanci?

Garancia mbulon riparimin falas të produkteve të shitura nga SOUNDGALLERY, duke plotësuar njëherësh të gjitha kushtet e mëposhtme:

  • Defekti i produktit është me origjinë prodhimi/fabrikimi.
  • Produkti te paraqitet  pranë dyqanit brenda Periudhës së Garancisë.
  • Produkti shoqërohet me Faturën e blerjes dhe Fletën e Garancisë.
  • Produkti nuk është hapur (ndërhyrje teknike) nga persona të pa autorizuar nga SOUND GALLERY.

Shërbimi i garancisë do të kryhet në ambjentet e servisit të SOUND GALLERY, në adresat e shënuara më poshtë. Shërbimi i kryer gjatë kohës së garancisë (riparim ) nuk do të sjellë shtyrje të periudhës së kësaj garancie.

  • Nëse pajisja i plotëson kushtet standarde të pranimit në garanci, ajo do të trajtohet në garanci pa asnjë shpenzim
  • Nëse pajisja nuk i plotëson kushtet e trajtimit në garanci, klienti do të paguajë tarifën e shërbimit sipas Tarifave të Shërbimit tek Klienti që aplikon kompania.
Çfarë nuk mbulon kjo garanci?

Pajisjet/produktet të cilave u është dëmtuar/hequr/fshirë Numri Serial. Dëmtimet fizike aksidentale, nga abuzimi, keqpërdorimi, pakujdesia ose transportimi i papërshtatshëm. – Dëmtimet nga viruset. – Dëmtimet/ defektet e shkaktuara nga:

  • Mosrespektimi i instruksioneve të instalimit të produktit dhe përdorimit të tij.
  • Tjetërsimi i funksionalitetit apo keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
  • Përdorimi i produktit në ambjente të papërshtatshme (pluhur, lagështirë, dridhje, nxehtësi, fusha magnetike, etj). ∙ Materiale të lëngshme (ujë, etj), zjarri, shkaqe natyrore apo vjedhje.
  • Mbitensioni elektrik ose puna me tension jashtë kufijve 230 +/- 15% dhe të përcaktuara në manualin e produktit.

Adresa e servisit: Rr. “Sulejman Delvina 5” pranë “Sheshi Willson”, Tiranë. Tel:+355 42 23 0000


Privatësia

Soundgallery  mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).

Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.soundgallery.al  mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për kërkesa online ndaj Soundgallery të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo të ofruesve të shërbimit të autorizuar prej saj. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.

Soundgallery siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative.

Duke përdorur portalin dhe/ose duke duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën: info@soundgallery.al

Soundgallery garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e pautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).

Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të soundgallery. , do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit .

Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë.