Kush jemi?

SOUNDGALLERY eshte SHOW ROOM i Pare ne Shqiperi dedikuar Home Audio, Home Cinema dhe Audio Lifestyle. Ne fakt eshte nje Audio Store me kuptimin e plote te fjales, i vetmi i llojit per momentin ne Shqiperi. Show Room-i eshte brand i SPECTRUM SHPK, nje shoqeri lider ne vend ne fushen e tregtise me shumice dhe pakice te produkteve audio vizive si dhe ne fushen e instalimit dhe projektimit te tyre.

Brandet tona

Spectrum shpk eshte Distributor dhe perfaqesues zyrtar per Shqiperine per shumicen e brandeve qe tregton. Brandet qe perfaqesojme jane Yamaha Home Audio , JBL, Harman Kardon, AKG, Bang Olufsen, Q Acoustics, Optoma, GPO Retro, Klipsch, Monitor Audio, Lenco etj Per te gjitha produktet ofrojme garanci sipas prodhuesit dhe servis te specializuar ne ambjentet tona.

Klientet tane

Ne u drejtohemi klienteve kerkues, ata qe vleresojne cilesine, produktet me emer dhe brandet perendimore. Ata qe deri tani detyroheshin ti blinin keto produkte ne kryeqytetet e tjera europiane ose i porosisin on line. Adhuruesve te muzikes cilesore, home cinema por edhe atyre qe u pelqejne setet hi fi, amplifikatoret si dhe gramafonat dhe vinilet qe jane serish ne mode.

Produktet tona

Ne faqen tone te pare do keni mundesi te lundroni te gjitha kategorite e produkteve tona. Nga sistemet home cinema dhe home audio, tek bokset me bluetooth, bokset per party, bokset retro, bokset smart etj pastaj ne gamen me te madhe te kufjeve qe mund te gjeni ne vend, me tej tek kategoria HiFi me produktet klasike dhe nje seri amplifikatoresh, phono, dac por edhe radio, me tej tek projektoret e ndryshem, gramafonat dhe vinilet, dhe se fundmi te fishat, kabujt, adaptoret dhe aksesoret e ndryshem per shtepi, makina, celulare etj. Nje game e gjere produktesh cilesore audio dhe video dhe vetem ne nje Audio Store.