AFATET DHE KUSHTET ONLINE SHOP
- Produktet e ofruara për shitje (këtu e në vazhdim “Produktet”) përmes faqes sonë të internetit www.soundgallery.al, (në vijim “Website”) rregullohen me këto afate dhe kushte të përgjithshme të shitjes (“Afatet dhe Kushtet”).
- Konsumator është personi që vepron për qëllime që nuk lidhen me tregtinë, biznesin ose veprimtarinë profesionale.
- Produktet janë të destinuara vetëm për shitje tek individët që janë konsumatorë si përdorues të fundit (këtu e në vazhdim “Konsumatorët”).
- Konsiderohet se me bërjen e porosisë (këtu e në vazhdim Blerje Online), Konsumatori është pajtuar me Afatet dhe Kushtet Online Shop.
POROSIA
-
- Secili produkt i ofruar për shitje mund të zgjidhet në pjesën e dedikuar të website për shitje që do të shfaqë foton, çmimin e produktit, ngjyrat dhe madhësinë e produktit (aty ku është e aplikueshme). Disa produkte mund të shfaqen në website vetëm për arsye promovuese dhe jo për shitje.
- Konsumatori është përgjegjës për të kontrolluar saktësinë e përmbajtjes së çdo Urdhri të Blerjes që ai vendos përpara konfirmimit të Urdhrit dhe është përgjegjës për plotësimin e formularit të blerjes. Para përfundimit të çdo Urdhri, Konsumatori duhet të konfirmojë që ka lexuar me kujdes dhe se i pranon Afatet dhe Kushtet. Në rast të mos pranimit të Afateve dhe Kushteve nga Konsumatori, Urdhri i Blerjes nuk do të procesohet.
- SOUNDGALLERY rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet e produkteve të ofruara në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çmimet e publikuara në faqen e internetit në kohën e konfirmimit të Urdhrit të Blerjes janë çmimet që do të zbatohen për një Urdhër të tillë.
SHPËRNDARJA DHE MËNYRAT E PAGESËS
-
- Dorëzimi i produktit kryhet zakonisht brenda 48 orëve (2 ditë pune) nga mbyllja e porosisë, përveç rasteve të veçanta që kjo kohë nuk mund të arrihet për arsye që nuk varen nga SOUNDGALLERY, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në:
- qytet ose fshat i largët
- adresë e pasaktë
- vonesa për shkak trafiku
- kushte klimaterike të pafavorshme etj.
- Shpërndarja e produkteve bëhet në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet shërbimit postar me të cilin bashkëpunon Soundgallery nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar fundjavën si dhe festat zyrtare.
- SOUNDGALLERY nuk shpërndan dhe dorëzon vet produktet e porositura dhe nuk është përgjegjëse për gabime, vonesa dhe keqkuptime që mund të ndodhin në procesin e shpërndarjes dhe dorëzimit të Produktit te Konsumatori nga Shërbimi Postar me të cilin bashkëpunon.
- Konsumatori do të kontrollojë produktet menjëherë në momentin e dorëzimit për të përcaktuar konformitetin me Urdhërin e dhënë. Për të përmirësuar shërbimin ndaj Konsumatorit, ai është i lutur që të kontaktojë në emailin e Shoqërisë: soundgallery@prosound.al nëse ai është i pakënaqur nga shërbimi postar ose ka vonesa përtej kohës së përcaktuar.
- Për arsye sigurie, të gjitha blerjet online kërkojnë një nënshkrim pas dorëzimit. Të gjitha porositë sipas Urdhrit të Blerjes dorëzohen përmes postës së autorizuar. Nëse nuk keni mundësi të nënshkruani për pranimin e porosisë tuaj, zyrtari i postës do të lërë një njoftim në derën tuaj, duke ju informuar për porosinë. Nëse nuk jeni në dispozicion për të nënshkruar porosinë tuaj apo adresa për çfarëdo arsye nuk është e saktë, porosia juaj do të anulohet dhe produkti do të kthehet tek SOUNDGALLERY. Në rast të dështimit, Konsumatori do të ngarkohet me kostot dhe shpenzimet e transportit.
- Nëse Produkti arrin me vonesë te Konsumatori përtej afatit të caktuar (përveç rasteve të parashikuara në 1.1 dhe 1.4), në komunikimin me Konsumatorin, Konsumatori ka të drejtë të kthejë menjëherë produktin Postës, pa e hapur dhe transporti kthimit në këtë rast do të paguhet nga Prosound.
- Dorëzimi i produktit kryhet zakonisht brenda 48 orëve (2 ditë pune) nga mbyllja e porosisë, përveç rasteve të veçanta që kjo kohë nuk mund të arrihet për arsye që nuk varen nga SOUNDGALLERY, të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen në:
-
- Çmimi i përgjithshëm për secilin Urdhër të Blerjes do të përmbajë edhe koston e transportit të llogaritur. Vlera e shërbimit postar brenda qytetit të Tiranës kushton 200 Lekë (për produktet deri në 5 kg), ndërsa shërbimi postar në rrethet jashtë Tiranës kushton 300 Lekë (për produkte deri në 5 kg).
- Pagesa për Produktin bëhet Online me transfertë bankare, Credit Card ose Paypal.
- Pagesa për Produktin bëhet edhe cash në momentin e dorëzimit me paraqitjen e Faturës nga Shërbimi Postar.
- SOUNDGALLERY rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet e produkteve të ofruara në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Çmimet e publikuara në faqen e internetit në kohën e konfirmimit të porosisë do të konsiderohet çmimi i produktit për atë Konsumator.
POLITIKAT E KTHIMIT DHE RIMBURSIMIT
-
- Konsumatori mund të kthejë produktin e blerë brenda 48 orëve nga dorëzimi i produktit nëse Konsumatori në rast të mospërputhjes (konformitetit) mes produktit të porositur dhe produktit të pranuar.
- Në rast kërkese kthimi të produktit, Konsumatori do të paguajë koston e shërbimit postar të kthimit të produktit duke arsyetuar me shkrim në emailin e Shoqërisë: soundgallery@prosound.al:
- Arsyen e kthimit të produktit
- Të dhënat bazë të Konsumatorit (Emër, Adresë, Tel.)
-
- SOUNDGALLERY do të vlerësojë nëse një produkt mund të kthehet në bazë të kushteve si më poshtë:
- Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar nga ana e Konsumatorit
- Produkti nuk duhet të ketë shenja keqpërdorimi
- Amballazhi i produktit duhet të jetë i rregullt dhe me të gjithë aksesorët e tij
- Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta kenë të padëmtuar pullën e sigurisë
- Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij
- Të gjitha produktet kanë garanci 1-vjeçare. Nëse një produkt është brenda kushteve të garancisë, atëherë ai i nënshtrohet Kushteve të Garancisë dhe mund të kthehet tek SOUNDGALLERY për një ndërrim me një produkt tjetër.
- SOUNDGALLERY do të vlerësojë nëse një produkt mund të kthehet në bazë të kushteve si më poshtë:
-
- SOUNDGALLERY pasi konstaton dhe pranon arsyen e kthimit të produktit, kontakton Konsumatorin për verifikimin e të dhënave dhe mënyrën se si do procedohet më tej.
- Kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 (dyzet e tetë) orëve nga momenti që Konsumatori e ka marrë në dispozicion.
- Kthimi i produktit mund të bëhet fizikisht nga Konsumatori në pikat tona të shitjes ose mund të niset me postë tek adresa jonë, Blloku i magazinave Misto Mame në Tiranë me shpenzimet e Konsumatorit.
- SOUNDGALLERY është e gatshme të informojë postën që bashkëpunon në mënyrë që Konsumatori të ketë mundësi të paguajë çmime preferenciale për dërgimin e produktit.
- SOUNDGALLERY pasi konstaton dhe pranon arsyen e kthimit të produktit, kontakton Konsumatorin për verifikimin e të dhënave dhe mënyrën se si do procedohet më tej.
-
- Në rast se Produkti përmbush kushtet për kthim të pikës 5, Konsumatorit do ti zëvendësohet produkti brenda 48 orëve (nëse ka gjendje) me një produkt të të njëjtit sektor dhe të së njëjtës vlerë.
- Nëse Konsumatori dëshiron një produkt tjetër, atëherë do të paguajë diferencën e çmimit, por nuk mund të marrë një produkt me vlerë më të vogël se produkti i kthyer.
- Në rast se Konsumatori dëshiron që t’i rimbursohet vlera e blerjes, atëherë SOUNDGALLERY do të bëjë rimbursimin e vlerës deri në 100% të vlerës së tij nëse produkti është në gjendjen fillestare të dorëzuar tek Konsumatori. Nëse produkti dhe ambalazhi nuk janë në gjendje të mirë, atëherë vlera e rimbursimit mund të jetë më e vogël.
- Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të Konsumatorit brenda 5 ditë pune nga momenti i kthimit ose pagesë tek Konsumatori në Show Room-in tonë.
8. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
-
- Konsumatori pranon dhe autorizon përdorimin dhe përpunimin e të dhënave personale nga SOUNDGALLERY në momentin e vendosjes së porosisë.
- Konsumatori jep pëlqimin dhe autorizimin e tij që SOUNDGALLERY të ruajë, të përpunojë, analizojë dhe të përdorë të dhënat.
- Pëlqimi i dhënë nga Konsumatori vlen për përdorimin dhe përpunimin e të dhënave të tij/saj personale me qëllim të përmbushjes së shitjes sipas porosisë së bërë nga Konsumatori.
- Konsumatori gjithashtu pajtohet të japë këtë pëlqim edhe për qëllime të dërgimit dhe pranimit të materialeve dhe ofertave promocionale.
9. KONTAKTI
Për çdo informacion, ndihmë apo ankesë, Konsumatorët mund të dërgojnë një e-mail tek: soundgallery@prosound.al
SHËNIME:
- Për çdo SHITJE ONLINE të kryer përmes kanaleve tona të Shitjeve ONLINE, Konsumatori pranon se ka lexuar, ka kuptuar dhe është dakord me kushtet dhe termat tona të shitjeve ONLINE.
- SOUNDGALLERY ka të drejtë të mos procedojë në shitje ONLINE në disa produkte të cilat gjykon se nuk mund të dërgohen me postë për arsye të vlerës dhe/ose specifikave të veçanta.
- Kushtet dhe termat e shitjeve ONLINE mund të rinovohen herë pas here sipas politikave të Shoqërisë dhe postohen në faqen tonë në web.