Bokse

Sektori yne Bokse (Speakers) përfshin një kategori të gjerë produktesh sipas qëllimit dhe zgjidhjes që ata ofrojnë. Secili ne shtepine e vet ka nje set boksesh: ato mund te jene ne nje sistem hi fi, ne nje radio, ne TV ose edhe nje boks te vogel me bluetooth.  Ata qe jane me te apasionuar pas muzikes dhe kinemase dhe kane pasion me shume per boten e audios dhe zerit, mund te kene edhe bokse te vecanta si bokse bookshelf, floorstanding etj. Ne kete sektor jemi perpjekur te grupojme te gjitha keto kategori sipas qellimit dhe perdorimit kryesor.   

Lexo me shume


Nëse qellimi yne eshte Home Cinema, bokset mund të ndahen në Qëndrore, Dyshemeje, Bookshelf (anesore), Tavanore dhe Subwoffer. Kombinimi i tyre dhe lidhja nepermjet nje Amplifikatori na jep nje ndjesi Home Cinema. 

Por nëse bokset i duam me përmasa më të vogla qe të jenë edhe pjesë e dekorit tonë si psh, ti vendosim mbi nje tryeze, librari ose komo, atëhërë ato bokse i kategorizojmë si bokse Desktop (Tavoline).

Nëse qëllimi yne kryesor eshte transporti i tyre me vete jashte shtëpisë, ne plazh ose në makinë për te dëgjuar muzikë na celulari, atëherë keto bokse do ti gjeni ne kategorinë Portabel. 

Gjithashtu ne këte sektor do te gjeni edhe bokse te qellimeve te tjera si bokse instalimi në mur ose ne tavan, bokse kundër lagështirës dhe kushteve atmosferike, bokse te stilit Retro/Vintage etj.

Në faqen tonë ne garantojmë që ju do të gjeni një gamë të gjerë boksesh cilësore dhe të zgjedhur me kujdes nga markat më prestigjioze në këtë fushë.   

Keni nevojë per nje boks tjetër, që nuk është pasqyruar ne këtë sektor? Jemi te gatshëm te ndihmojmë. Na kontaktoni në shop@soundgallery.al  ose na telefononi ne nr +355 42 23 0000 për tju gjetur nje zgjidhje!

.