Gramafona

Tashme jetojme ne kohet e dixhitalizimit të muzikës, ku secili mund të dëgjojë këngë në platforma si YouTube, Pandora, iTunes, Spotify apo përmes Bluetooth-it, por gramafonat dhe disqet e vinilit jane kthyer fuqishem ne mode ne gjithe boten e zhvilluar perendimore.Me poshte do te gjeni nje game te gjere gramafonash modern dhe retro si dhe disqe vinili dhe aksesore.

Lexo me shume


Rritja e Kërkesës per gramafone

Ne pesevjecarin e fundit kerkesa per gramafona dhe disqe vinili ka patur nje rritje eksponenciale duke krijuar nje vale te re fansash, jo vetem per moshat qe kishin  arritur te perjetonin vinilin dhe kaseten, por edhe ne moshat e reja qe skane patur mundesine e te degjuarit nje kasete apo vinil nga fillimi deri ne fund! Lodhja nga muzika digjitale, nostalgjia per muziken analoge dhe shijimi i procesit ne vetvete, ka bere qe gramafonat dhe vinilet te jene tashme ketu!

Vinili Nuk Është Vetëm Mode, Por Trend Afatgjatë

“VINYL IS BACK” eshte sllogani qe degjohet nga te gjithe te apasionuarit e vinilit, dhe Vinili jo vetem eshte kthyer ne mode por ka per te qendruar per shume kohe ne boten e muzikes!

Ne, ne SoundGallery, duke u nisur nga pasioni personal dhe deshira per te promovuar keto produkte ne tregun shqiptar dhe per ti bere ato te njohura jo vetem ne rrethin e te apasionuarve por edhe me gjere, kemi vene ne dispozicionin tuaj nje game te gjere produktesh vinili duke perfaqesuar disa  nga prodhuesit me te medhenj ne bote per gramafona si shoqerine Austriake “PRO-JECT Audio Systems, shoqerine hollandeze LENCO, ate amerikane ION Audio etj.  

Pervec nje shumellojshmerie gramafonash modern dhe retro, ne kete kategori ju mund te gjeni edhe nje seri vinilesh dhe CD origjinal  te disa prej albumeve me te njohur ne bote ne fushen e Rockut, Jazz. Pop, Alternative etj.

Tani keni mundesine te shijoni edhe nje here muziken ne origjinalitet dhe te ndjeni ritmin e saj ne vinilin tuaj!