Projektore ne shitje
Nuk mund të imagjinohet një Home Cinema e vërtetë pa një Projektor dhe një Copë projektimi cilësore! Ndjesia e ngjyrave që lë projektori në copën e projektimit nuk krahasohet as me figurën më të mirë të një televizori 4K! Për këtë arsye projektorët sot kanë bërë një kthim të fuqishem jo vetëm në fushën e projektorëve për Home Cinema por edhe për biznes, qëllime edukative si dhe për lifestyle.
Në Soundgallery ne kemi përzgjedhur për ju projektorët më të mirë dhe më të vlerësuar nga nje gamë shumë e gjerë produktesh të markës prestigjoze OPTOMA!
Projektor 4k
Në sektorin e projektorëve, ju mund të gjeni modele HD, Full HD dhe 4K, duke iu përshtatur çdo nevoje vizuale. Gjithashtu, ofrojmë projektorë portabël që mund t’i merrni kudo me vete dhe të projektoni lehtësisht nga laptopi ose celulari juaj.
Me projektorin Android nga Optoma, i cili lidhet në mënyrë të pavarur me Wi-Fi, mund të projektoni direkt nga celulari ose edhe nga vetë projektori, pa pasur nevojë për kabllo lidhëse.
Nëse distanca e projektimit është një sfidë dhe nuk keni mundësi ta vendosni ose ta montoni projektorin në mur, projektorët Ultra Short Throw nga Optoma ofrojnë zgjidhjen ideale: ata mund të projektojnë një ekran deri në 125″ nga një distancë prej vetëm 25 cm!
Per cdo parqartesi ose informacion na kontaktoni ne +355 42 23 0000 ose ne shop@soundgallery.al