
SOUNDGALLERY është SHOW ROOM-i i Parë në Shqipëri dedikuar produkteve cilësore audiovizive për shtëpi dhe argëtim. Me një gamë të gjerë produktesh: home cinema, home audio, sisteme hi – fi, bokse, amplifikatorë, kufje, gramafona, projektorë, si dhe produkte të ndryshme audio retro. Shijoni muzikën, filmin dhe argëtohuni si kurrë më parë! Markat më të njohura në botën e audios si Yamaha, JBL, Harman Kardon, Klipsch, Q Acoustics, Monitor Audio, B&O si dhe zgjedhjet e ofruara nga ekspertët tanë garantojnë që ju të shijoni çdo moment dhe të ngeleni të kenaqur me çdo lloj produkti që ju zgjidhni. Në faqen tonë online, të cilën përpiqemi ta mbajmë të përditësuar me informacione, ju mund të përzgjidhni produktet dhe brandet qe ju interesojnë. Për produkte specifike të një brandi që ju nuk i gjeni në faqe ose në Show Room, mund të na informoni për t’i porositur tek furnitorët tanë.
Gjithashtu, ju keni mundësinë që për herë të parë në Shqipëri të provoni në Show Room-in tonë një dhomë të veçantë “Home Cinema” me teknologjinë e fundit “Dolby ATMOS“! Ju ftojmë të na vizitoni në Sheshin Willson, përballë postës Nr 8.
Për të lënë një takim ose për çdo lloj informacioni mund të na kontaktoni në soundgallery@prosound.al ,gjithashtu mund të na shkruani në Instagram @soundgallery_alb , Facebook @soundgalleryalbania ose të na telefononi në (+355) 4 451 1170.
Ju Mirëpresim!